MIRË SE VINI
REDO Design Conference është hapi i parë në avancimin e dizajnit grafik me qëllim kryesor të grumbullimit të talentit kreativ në një ditë përplot prezantime, diskutime profesionale, dhe inspirime kreative.
E tëra filloi me një cicërimë në Twitter. Aq sa ishte motivuese, ajo mblodhi rreth vetes profesionistë aktiv vetëm për një takim shoqëror dhe mundësi të njohjes mes njëri-tjetrit — duke u inspiruar se takime të tilla duhet të ndodhin më shpesh, me qëllim të avancimit të dizajnerit dhe industrisë së dizajnit grafik në Kosovë.
Më shumë rreth REDO Design Conference lexoni në artikullin e publikuar ne CIO.al Sopi: Zhvillimi i mëtutjeshëm i dizajnit në Kosovë, synimi i konferencës.
//
Ylli Vuçitërna
Event Manager
ylli@redoconf.org
Kontaktoni Yllin, për të gjitha pyetjet rreth ngjarjes dhe për mundësitë e ndryshme të sponzorimit.
Lokacioni
American University in Kosovo,
Auditoriumi kryesor, Kati 4
Prishtinë
Data
17 Shtator, 2011
Tërë diten
KONFERENCA E DIZAJNIT
Pse REDO?
REDO Design Conference synon lidhshmërinë e dizajnerëve me qëllim të ngritjes së fushës së dizajnit në nivelin profesional, duke i vënë në pah standardet dhe etikat profesionale. Poashtu, konferenca do të ketë për detyrë zbulimin e pyetjeve dhe qështjeve të ndryshme që drejt-për-së-drejti e influencojnë procesin e dizajnit dhe produktivitetin e dizajnerit - me rezultat të ngritjes së vetëdijes së pari të dizajnerit dhe krijimit të metodave të ndryshme për përgjegjësinë ndaj shoqërise.
Për kend është konferenca?
Konferenca do të ndiqet nga profesionistët shqipëtarë aktiv në fushën e dizajnit, studentet e devotshëm të fushës së dizajnit, si dhe përfituesit dhe investitorët e drejt-për-drejtë të industrisë së dizajnit në Kosovë dhe më gjërë. Ne konferencë të gjithë folësit do të prekin tema aktuale mbi fushën e dizajnit, përgjegjësinë e dizajnerit si profesionist influencues, dhe standardet të cilat na ndihmojnë në ngritjen e dizajnerit dhe profesionit te dizajnit në nivel më serioz kreativ dhe afarist.
Rreth organizuesit dhe eventin?
Konferenca është e organizuar nga individë profesionistë të cilët janë aktiv në fushën e dizajnit dhe në mungesë të një mbledhie të tillë kanë ndier përgjegjësinë për të krijuar nje ngjarje ku profesionistët mblidhen në një ditë të vetme për të ndarë ide, për të komunikuar ekspertizë, për të ngritur debate dhe pyetje të domosdoshme të cilat na kaplojnë çdo ditë e më tepër në veprimet ditore. Këta individë punojnë në lëmi të ndryshme të dizajnit grafik por edhe në lëmitë mbështetëse.
REDO Design Conference ka qëllime afatgjate në organizimin e mbledhive periodike nga dizajnerët për dizajnerë. Poashtu, REDO është e hapur për sugjerime dhe bashkangjitje nga të gjithë dizajnerët për avansim sa më të ngritur të organizimeve të ndryshme.
Per tu inkuadruar na dërgoni idenë/kërkesen tuaj me qëllimet specifike në info@redoconf.org
Mundësi sponzorimi
REDO Design Conference mbledhë dhe atrakton dizajnerë profesionistë të fushave të ndryshme të dizajnit në Kosovë dhe më gjërë. Këta dizajnerë jane aktiv në fushë dhe drejt-për-së-drejti kanë ndikim në industrinë dhe janë influencues të trendeve dhe operacionove në fushe — nga përcaktimi i kualitetit, pjesëmarrja në projektet më influencuese, si dhe përgaditjen e kuadrove të reja të fushës së dizajnit.
Përcaktimi ynë rreth sponzorëve ka të bëjë me seleksionimin e produkteve dhe ofertave të sponzorit me potencial shërbyes ndaj fushës së dizajnit.
Nese besoni që ju duhet të jeni pjesë e grupit sponzorues, kontaktoni Ylli Vuçitërna (Event Manager) për detajet dhe opsionet mbështetëse në ylli@redoconf.org.
Agjenda
Folësit dhe prezantuesit në konferencë janë disa nga profesionistët më aktiv dhe influencues në fushën e dizajnit grafik si në aspektin profesional ashtu edhe në atë akademik.
(Deri në ditën e konferencës Agjenda mund të pësoj ndryshime minimale)
08:00 Regjistrimi
(Kafja e mëngjesit)
09:00 Hapja e konferencës
09:15 Valon Sopi
Biznesi i mirë i dizajnit
09:40 Vasjen Katro
Përdorshmëria në Web dhe Interfejsët Grafik
10:05 Albian Gagica
Design, Clubs, and Rock&Roll
10:30 Pauzë kafe
10:45 Yll Rugova
Dizajni është tipografi
11:10 Jeton Morina
Krijo per arsyje dhe jo veq hajt!
11:35 Flakërim Ismani
Pertej Web-it në Re (Cloud)
12:00 BBQ
Ushqim, pije, bashkpunime.
13:00 Fisnik Ismaili
Nxjerre prej zemre, le ta ndjejnë tetanë!
13:25 Bes Bujupi
Kreativiteti në Internet
13:50 Kushtrim Xhakli
Hapësirat kolaboruese
14:15 Pauzë kafe
15:00 Tryeza e rumbullakët
Akademia dhe profesioni
TË REJAT
We've started on our initial planning for #redo2012. Great ideas on the table —much #funwork ahead ^VS.
03/02 20:15
Recognition for the awesome sponsors of #redoconf 2011. http://t.co/gHNeMd9V
15/11 18:39
RT @celiknimani: #Designers Are The New Drivers Of American #Entrepreneurialism http://t.co/H4Khh76B @valoni @redoconf
05/10 8:35
#redoconf photo gallery is up on FB — http://t.co/QYqZ0nrN
22/09 16:59
@pcworldalbanian covering REDO RT @albiangagica: http://t.co/FSYdHzV4
18/09 21:31
Thank you for the support @Koperativa! RT: Great work @redoconf . Keep up the good work and positive energy for the new things to come :)
18/09 15:54
Thank you @betimdrenica: RT @redoconf Thanks a lot for a well-organized conference. I really enjoyed it. #redoconf #designer #kosova
17/09 20:30
At last : ) RT @albiangagica: @redoconf i love it. very inspiring. sop muj me best qe po kryhet. thanx guys.
17/09 20:28
Thank you all REDOers for the awesome day and positive vibes throughout. What a great energy flowing in that room today. Lets do it again!
17/09 20:17
Just a quick reminder: all speaker presentations are being recorded and will be posted online soon. #redoconf
17/09 13:33
TWITTER.COM/REDOCONF
REGJISTRO INSTERESIMIN
Informohu rreth REDO me eNewsletter sporadike
NA KONTAKTONI
Na kontaktoni direkt
përmes formularit të mëposhtëm.

INFO@REDOCONF.ORG
045 64 50 50